Zjarr në malin e Gjallicës në Kukës, digjen 5 hektarë pisha

Shfaqet një vatër zjarri në malin e Gjallicës gjatë pasdites së sotme ndërkohë qe vatra është e aktivizuar në këto momente. Zjarri ka rënë në lartësinë 2100 metra çka e vështirëson ndërhyrjen. Momentalisht flakët kanë përfshirë një sipërfaqe prej 5 hektarë me pisha të larta halore.

Drejt vatrës për shuarjen e flakëve janë nisur 20 forca te shërbimit  zjarrfikëse, të bashkisë Kukës, të shërbimit pyjor dhe banorë të zonës. Vatra e zjarrit ndodhet në një terren të thepisur malorë e është e pa mundur ndërhyrja me automjete, vetëm në këmbë. Sipas shefit te shërbimit zjarrfikës Gafurr Rexha forcat e angazhuara për shuarjen e zjarrit po mbërrijnë tek vatra. Mali i Gjallicës është pjesë e zonës së mbrojtur natyrore të Parkut Kombëtar Korab-Koretnik-Kallabak.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Riaktivizohet vatra e zjarrit në Kraps të Fierit, digjen 3 banesa! Nis ndërhyrja nga ajri! Flakë edhe në Çeprat dhe Risili të Vlorës, rrezikohen banesat


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet