Një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin Mallunxë të Matit.
Në terren kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Burrelit dhe punonjës të bashkisë , të cilët po punojnë për izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit në drejtim të banesave.
Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga banorë të zonës, pasi duke djegur barishte flakët kanë dalë jashtë kontrollit.
Terreni i vështirë po pengon ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse, ndaj ndërhyrja po kryhet kryesisht nga forcat në terren për izolimin e zjarrit.
Lajm në përditësim...











Komente
Komento