MEMALIAJ- Zjarret në vend kanë prekur edhe zonën e Memaliaj ku flakët kanë avancuar në tokë bujqësore dhe kullota.

Flakët kanë qenë mjaft agresive deri në momentin e ndërhyrjes nga ana e zjarrfikësve të Memaliajt të cilët u vendosën në perimetrin e zonës duke bvërë të mundur një pjesë të flakëve në drejtimin verior.

Ngjarja ka ndodhur në Mogila gati 5 kilometra në veri të Memaliajt ku flakët kanë djegur më shumë se 2 ha tokë bujqësore dhe kullotë.

Zjarrfikësit në Memaliaj, po luftojnë ende me flakët.

Jugu i Shqipërisë është duke luftuar me zjarrin prej tre ditësh edhe në Vlorë në Malin e Çikës. Situata është shqetësuese pasi banorët raportojnë se zjarri është duke përparuar dhe po i afrohet fshatit të Dhërmiut. Në terren kanë shkuar edhe efektivë të forcave zjarrfikëse të Himarës, por ndërhyrja nuk ka rezultuar e suksesshme për të shuar flakët.