Brenda katër ditësh, i njëjti apartament përfshihet dy herë nga flakët. Kur kanë kaluar vetëm katër ditë nga shkrumbimi i një apartamenti të një pallat në qendër të Elbasanit, mësohet se sot kjo godinë është përfshirë sërish nga flakët. Nuk dihen shkaqet, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz.
Zjarri i katër ditëve më parë ka qenë i përmasave të mëdha, ku në banesë ishin një e moshuar dhe një 7-vjeçare. Kjo e fundit u dërgua në spital duke qenë se ishte asfiksuar nga tymi.