RUSI- Një zjarr ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në një azil në Isbuldino, në Republikën Bashkir të Rusisë ku kanë humbur jetën 11 persona.
Në azil në momentin e shpërthimit të zjarrit ishin të pranishëm 15 persona ku 4 kanë arritur të shpëtojnë vetë, ndërkohë fatkeqësisht jetën humben nën flakë 11 prej tyre. Trupat të pajetë janë gjetur pasi zjarri është shuar.
Zjarret aksidentale dhe shpërthimet në ndërtesat e banimit janë relativisht të zakonshme në Rusi si rezultat i plakjes së infrastrukturës dhe mosrespektimit të standardeve të sigurisë.