TIRANË- Një zjarr ka rënë në katin e dytë të një biznesi orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Pjetër Bogdani”, në Tiranë.  Si pasojë e flakëve ka pasur vetëm dëme materiale.

Shkaqet e zjarrit deri në këto momente janë një mister, nuk dihet nëse ka qenë i qëllimshëm apo shpërtheu aksidentalisht.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.