TIRANË-Një zjarr ka rënë në një pulari në Fushë-Farkë, në afërsi të Surrelit. Pularia është shkrumbuar si pasojë e flakëve të mëdha dhe është në pronësi të D.T. Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta ndërsa dëmet janë të konsiderueshme pasi flakët janë përhapur me shpejtësi.

Zjarri ka rënë rreth orës 13:30, ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për sqarimin e rrethanave të plota të këtij zjarri.