Zjarr në një magazinë të KQZ-së në Lundër! Kishte materiale të vjetra zgjedhore, jo nga zgjedhjet e 25 prillit

Zjarr në një magazinë të KQZ-së në Lundër! Kishte materiale të vjetra zgjedhore, jo nga zgjedhjet e 25 prillit

Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Një zjarr ka rënë në një magazinë arkiv të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Lundër, Tiranë. Mësohet se nga zjarri janë djegur disa tavolina, bateri, tela, të gjitha këto materiale të KQZ-së, por jo materiale zgjedhore si kuti apo fletë votimi arkiv.

Ndërkohë në një reagim zyrtar KQZ thotë se në magazinë ka pasur materiale të vjetra zgjedhore dhe se materialet zgjedhore të zgjedhjeve të 25 prillit janë të ruajtura në një ambient tjetër. Zjarri mësohet u shua shpejt nga ndërhyrja e zjarrfikësve dhe paraprakisht sipas policisë u tha se ka ardhur nga nxehtësia e lartë të disa baterive.

'Më datë 15.07.2021, rreth orës 19:30, në Lundër, ka rënë zjarr në një magazinë, ku ka vetëm dëme materiale.  Në vendngjarje ndodhen sherbimet e zjarrfikseve të cilat kanë vënë në kontroll flakët dhe po punojnë për fikjen e tyre. Grupi hetimor po punon  për sqarimin e rrethanave dhe  përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur nga nxehtësia e lartë të disa baterive.'- njofton policia.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:13
Zjarri në një magazinë të Arkivës në Lundër, KQZ: Ka patur materiale të vjetra zgjedhore, jo nga zgjedhjet e 25-prillit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar në lidhje me zjarri e rënë në një magazinë të Arkivës së Shtetit në Lundër, ku u raportuar se kishte materiale zgjedhore.

KQZ në një reagim për mediat thotë se ka patur materiale të vjetra zgjedhore dhe se materialet zgjedhore të zgjedhjeve të 25 prillit janë të ruajtura në një ambient tjetër

‘Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon se mbrëmjen e sotme një nga ambjentet e institucionit në Lundër është përfshirë nga zjarri për arsye që ende nuk dihen. Në ambjentet të cilat ka ndodhur incidenti ka patur materiale të vjetra të KQZ-së, të cilat janë nxjerrë jashtë përdorimit nga ana e institucionit.

Materialet, dokumentacioni zgjedhor dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me zgjedhjet e 25 prillit janë të ruajtura në një ambient tjetër që nuk ka lidhje me ambinetin ku ka rënë zjarri.

KQZ ka lajmëruar mënjëherë instancat përkatësë për të marrë masat e duhura për neutralizimin e zjarrit dhe për gjetjen e shkaqeve të këtij incidenti.’- njofton KQZ.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 16/07/2021 19:15

    Ketu duhet te hetoje SPAK-u Njehere bie zjarri ne hipoteke tani digjet arkiva ne Lunder.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar