5 vajza adoleshente kanë humbur jetën në Poloni pas një zjarri që ra në parkun e lojërave në Koszalin. Adoleshentet ishin duke festuar ditëlindjen e njërës prej shoqeve të tyre.
Ato kishin hyrë në një dhomë të mbyllur hermetikisht, nga ku dilet vetëm me anë të disa udhëzimeve, por kjo dhomë argëtimi, ka përfunduar në një mankth, raporton The Telegraph.
Vajzat nuk arritën dot të dilnin nga kjo dhomë, ndërkohë që ende nuk ka një shpjegim zyrtar për shkakun e zjarrit. Po hetohet për një defekt të mundshëm elektrik, ose për një zjarr që ka ardhur nga prania e qirinjve.
Loja “Dhoma e Shpëtimit”, është një lojë e cila është popullore në shumë vende të botës.
Lojëtarët duhet të mbyllen brenda saj por për të dalë duhet të japin disa përgjigjie të ndryshme si edhe të ndjekin udhëzimet me përpikmëri.