TIRANË- Një parking makinash është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme te rruga  " Ymer Kurti", njësia Nr. 5.

Mësohet se nga flakët e zjarrit janë përfshirë tre automjete. Nga raportimet e para bëhet me dije se një person ka mbetur i lënduar për shkak të asfiksisë e ndërsa bëhet fjalë vetëm për dëme materiale. 
 
Nuk dihen ende shkaqet se përse ka rënë zjarri, ndërkohë mësohet se një nga automjetet e përfshira nga flakët e zjarrit është edhe mjeti i kantautorit Flor Mumajesi pasi aty pranë, këngëtari ka zyrat e tij. Parkingu nëntokësor i përket një qendre biznesi në kryeqytet, ku përveç zyrës se këngëtarit janë disa call center, zyra financash, zyra mediash mjetet e të cilëve parkohen aty.

Dyshimet paraprake janë se zjarrëvënia është e qëllimshme dhe se "shenjestra" ka qenë pikërisht makina e Mumajesit vlera e së cilës arrin 140 mijë eurot, por ende nuk bëhet zyrtare.

Gjithashtu burime për Report Tv bëjnë me dije dhe makinat e tjera që janë përfshirë nga flakët janë të personazheve publike. 

Aktualisht flakët janë vënë në kontroll nga zjarrëfikësja. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton mbi shkaqet e zjarrit.

[gallery]20202[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)