Merr flakë shtëpia në Pogradec, vdes 42-vjeçari! I vëllai: Kur u zgjuam dhoma e tij ishte djegur! Zjarrfikësit erdhën në këmbë, kishte ngrirë rruga

42-vjeçar Nardi Xhukellari ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, pas një zjarri të rënë shtëpinë ku ai banonte, në fshatin Vërdovë të Pogradecit.

Shtëpia e djegur është përfshirë në flakë rreth orës 06:00 të mëngjesit. 42 vjeçari jetonte në katin e dytë të një ndërtesë e cila ishte e braktisur dhe e rrënuar.

Burime nga policia bëjnë të ditur për Report Tv se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor. Vëllai i të ndjerit ka thënë se kur është zgjuar në mëngjes nga gruaja e tij, ka parë se dhoma e vëllait ishte djegur komplet. Në pamundësi për ta shpëtuar të vëllanë, ai thotë se kanë marrë fëmijët dhe kanë dalë nga shtëpia. 

Ka njoftuar punonjësit e zjarrfikëses, të cilët kanë shkuar në këmbë sepse rruga kishte ngrirë prej dëborës dhe makina e tyre rrëshqiste.

Zjarri ka rënë fillimisht në katin e dytë të shtëpisë në të cilën jetonte 42 vjeçari, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen pasi është asfiksuar. Vëllai i 42 vjeçarit dyshon se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, ndërkaq grupi hetimor dhe shërbimet e zjarrfikëses po vijojnë hetimet.

“Më datë 18.01.2021, rreth orës 06:00, në fshatin Vërdovë, Pogradec, ka rënë zjarr në një banesë, në katin e dytë të së cilës jetonte i vetëm shtetasi N. Xh., 42 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor dhe shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, ku po punohet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thotë policia.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:06
Djegia e shtëpisë në Pogradec/ Flet vëllai i 42 vjeçarit që ndërroi jetë: Kur u zgjuam dhoma e tij ishte djegur! S’bënim dot gjë për ta shpëtuar

Flet vëllai i 42-vjeçarit Nardi Xhukellari i cili ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, pas një zjarri të rënë shtëpinë ku ai banonte, në fshatin Vërdovë të Pogradecit.

Ai thotë se kur është zgjuar në mëngjes nga gruaja e tij, ka parë se dhoma e vëllait ishte djegur komplet.

Menjëherë më pas ai thotë se kanë marrë fëmijët dhe kanë dalë nga shtëpia.

Punonjësit e zjarrfikëses ai shton se kanë shkuar në këmbë sepse vendi kishte ngrirë prej dëborës.

“Nga ora 4 e mëngjesit më zgjon nusja mua më thotë zgjohu se po bën zhurmë. Kur hap derën shikoj katin e dytë që ishte kapluar nga flakët. Lart banonte vëllai dhe dhoma e tij ishte djegur komplet. Dera jashtë kishe marrë flakë. Sapo e pamë sbënim dot gjë për të shpëtuar vëllain, morëm fëmijët dhe dolëm direkt jashtë dhe smorëm dot asgjë tjetër. Morëm zjarrfikësen erdhën  dhe e panë ngjarjes.

Punonjësit erdhen në këmbë për shkak se kishte ngrirë rruga dhe zjarrfikësja xhironte më lart. Skemi marrë dot as rrobat e fëmijëve i kemi nxjerrë zvathur. Mendoj se nga korenti e kemi sepse ka bërë masë. Kjo është pakujdesi e vëllait tim sepse ai vuante nga një sëmundje e rrallë dhe nuk ishte shumë i përgjegjshëm për veten e tij”, tha ai.

 

 

Ora 08:04
Djegia e shtëpisë në Pogradec/ 42 vjeçari që ndërroi jetë me probleme mendore, jetonte vetëm në një banesë të rrënuar

Detaje të reja nga ngjarja në Pogradec ku ka ndërruar jetë një 42-vjeçar Nardi Xhukellari pasi shtëpia ku banonte është përfshirë në flakë.

42 vjecari jetonte i vetem dhe ndërtesa ishte e braktisur dhe e rrënuar.

Dyshohet paraprakisht se shkak ka qenë një shkendijë elektirke.

Burime nga policia bëjnë të ditur për Report Tv se 42 vjeçari vuante nga probleme te shëndetit mendor.

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë