Përfshihet nga zjarri trageti në Greqi, evakuohen mbi një mijë persona (VIDEO)

ATHINE-Një traget me 1016 persona në bord, 875 pasagjerë dhe 141 anëtarë të ekuipazhit është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në Greqi. Trageti ishte nisur nga porti i Pireut për në Kretë, ndërsa në mesnatë gjatë udhëtimit në mes të detit është konstatur zjarri duke sjellë frikë dhe panik te pasagjerët.

Sipas mediave greke, zjarri ka rënë në një kamion në garazhe, ku ishin 80 të tillë dhe 152 automjete të tjera. Autoritetet kanë marrë masat e menjëhershme duke evakuuar të gjitha pasagjerët dhe ekuipazhin, të cilët nuk kanë pësuar asnjë lëndim.

E ndërsa pasagjerët dhe ekuipazhi u zbritën nga zjarrfikësit duke u shpëtuar me anije të vogla, punonjësit vijuan për mbi 5 orë luftën me flakët në traget. Në operacion janë përfshirë dhjetë automjete me mbi 50 zjarrfikës, por edhe ekipe të tjera shtesë nga autoritetet greke.

Ndërkohë që janë publikuar edhe pamjet nga momenti kur trageti është i mbuluar nga tymi dhe ankthi i pasagjerëve, të cilët janë kthyer të gjithë në gjendje të mirë në portin e Pireut.

Pak pas orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, zëvendësministri i Transportit Nektarios Santorinios, konfirmoi se të gjithë pasagjerët ishin në gjendje të mirë. Ndërsa cdo automjet që është dëmtuar pritet të kompensohet nga kompania e sigurimit të anijes.



Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:28
Zjarri në traget në Greqi, dëshmia: Isha duke fjetur, jam e tronditur

Nga zjarri që përfshiu tragetin në Greqi nuk ka asnjë të lënduar. Pasagjerët janë shprehur të tmerruar nga ajo që ndodhi në tragetin që po udhëtonin nga Porti i Pireut për në Kretë. Njëri prej tyre në një prononcim për mediat e vendit fqinj në Athinë, thotë se ishte duke fjetur kur trageti filloi që të mbushej me tym.

‘Në kohën që trageti u përfshi nga zjarri isha duke fjetur, kur papritur doli shumë tym. U frikësova shumë, nuk mund ta përshkruaj. Ishte një përvojë tragjike, jam e tronditur nga ajo që ndodhi. Fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar’ tha një grua.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë