PENSILVANI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pensilvani në Shtetet e Bashkuara ku 5 fëmijë kanë humbur jetën tragjikisht. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Erie, ku shkak është bërë një zjarr që ka rënë në një kopsht fëmijësh.
Për pasojë 5 të miturit kanë ndërruar jetë tragjikisht, duke mos mundur të dalin dot nga ndërtesa. Sipas autoriteteve amerikane, viktimat janë të moshës nga 8 muaj deri në 7 vjeç.
Ndërkohë që fëmijët e tjerë që mundën të shpëtonin, janë hedhur nga çatia, duke shpëtuar. Sipas policisë nga zjarri mbeti e lënduar edhe një grua, e cila u dërgua në spital.