VLORË- Një sipërfaqe me shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të marte në qytetin e Vlorës.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme, ku si pasojë e flakëve janë djegur disa hektarë me shkurre. Për shkak të terrenit të vështirë, pasi është një zonë moçalore, zjarrfikësja e ka shumë të vështirë që të ndërhyjë për të shuar zjarrin.
Referuar të njëjtave burime, në vendngjarje është vetëm policia e Orikumit e cila po mbikëqyr situatën.
vlore.jpg" style="height:439px; width:780px" />
Komento