Një zjarr ka rënë në panelin elektrik të një pallati tek Unaza e Re në rrugën “Teodor Keko”. Nga zjarri nuk ka patur të lënduar, ndërkohë që forcat zjarrfikëse kanë shuar flakët. Është bërë evakuimi i banorëve për shkak të tymit të dendur. Report Tv mëson se në spital është shoqëruar një e mitur. Burimet sqarojnë se vajza nuk kishte probleme shëndetësore, por ishte trembur nga zjarri.

Pallati ku ra zjarri

Zjarrfikësja në vendin e ngjarjes
Njoftimi i plotë:
Informacion Paraprak
Në rrugën “Teodor Keko” ka rënë zjarr në panelin elektrik të një pallati i cili është fikur nga shërbimi i zjarrfikëses.
Shërbimet e policisë në bashkëpunim me zjarrfikësit po bëjnë evakuimin e banorëve për shkak të prezencës së madhe të tymit.
Deri në këto momente nuk ka persona të dëmtuar.
Në vendgjarje ndodhen edhe ambulancat.
Komente












