Flakët dhe tymi në parkingun e një pallati në lagjen “Dritan Hoxha” në Tiranë alarmuan banorët, ndërsa mësohet se situata tashmë është nën kontroll.
Bëhet me dije se ka qenë një automjet që është djegur, ndërsa policia evakuoi menjëherë banorët.
Flakët janë shuar nga forcat zjarrfikëse dhe fatmirësisht nga zjarri nuk ka patur dëme të tjera.
Nuk dihet ende shkaku i zjarrit, ndërsa Policia ka nisur hetimet.
Komento