Efektivët e Forcës Ajrore dhe helikopteri Cougar janë nisur menjëherë për në Parkun Kombëtar të Lurës, pas kërkesës së autoriteteve vendore të Dibrës për vënien në kontroll të flakëve në këtë zonë.

Situata është serioze për shkak të terrenit të vështirë dhe erës e cila ka favorizuar përhapjen e flakëve informon ministria e Mbrojtjes. Deri në këtë moment nuk ka rrezik për banesat, ndërkohë po punohet me intensitet për neutralizimin e plotë.