Zjarr në Parkun e Tomorit, situata kritike! Ndërpritet operacioni për shuarjen e flakëve, fillon nesër! Digjet zona ku bëhet pelegrinazhi

SKRAPAR- Një tjetër vatër e rrezikshme zjarri ka rënë në parqet kombëtare në vend. Pasditen e sotme (12 Gusht), rreth orës 14:00, njoftohet se një vatër zjarri është hasur në zonën e Parkut Kombëtar të Tomorot në Berat (pjesa e Skraparit), duke djegur kurorën me pisha.

Autoritetet vendore sqaruan se vatra ndodhet në zonën e “Majës së Çukës”, aty ku mbahet pelegrinazhi i përvitshëm i besimtarëve bektashinj dhe flakët po përhapen me rrezikshmëri edhe për shkak të erës dhe terrenit të thyer.

Drejt vendngjarjes janë nisur dhjetëra punonjës të zjarrfikëses, pyjores dhe policisë së Skraparit dhe Poliçanit. Ndërhyrja nga terreni cilësohet e vështirë, teksa pritet të kërkohet edhe ndihma nga ajri.

Ndërsa flakët vijojnë akoma, bëhet me dije se për shkak të errësirës dhe terrenit të vështirë malor operacioni për fikjen e zjarrit është ndërprerë dhe do të vazhdojë nesër. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:46
VIDEO/ Zjarri në Parkun Kombëtar të Tomorit, flakët përparojnë drejt Teqesë së Kulmakut

Flakët që kanë rënë në Parkun Kombëtar të Tomorit po përparojnë drejt Teqesë së Kulmakut. Vatra e Zjarrit ndodhet ndodhet në zonën e “Majës së Çukës”, aty ku mbahet pelegrinazhi i përvitshëm i besimtarëve bektashinj.

Flakët po shkojnë drejt Teqes së Kulmakut, vendi i shenjtë që pret çdo vit mijëra besimtarë bektashianë nga Shqipëria e jo vetëm.

Ora 16:08
Zjarri në Parkun e Tomorit, punonjësit po luftojnë me mjete rrethanore, drejtori i ADZM: Era favorizon përhapjen e flakëve, kërkohet ndërhyrje nga ajri

 

Vijon zjarri në Parkun Kombëtar të Tomorit. Në vendngjarje janë 14 punonjës me mjete rrethanore dhe pompa shpine që po luftojnë me flakët.

Sipas drejtorit ADZM, Fatos Nako era e fortë favorizon zjarrin.

Sakaq, shton se forcat ndodhen në terren dhe po mundohen të vënë në kontroll zjarrin, ndërsa grupi i zjarrfikësve nuk arrin dot me automjete dhe janë të detyruar të përdorin mjete rrethanore.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, janë punonjësit e ADZM që po luftojnë me flakët.

A.Q/Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • jani: 13/08/2024 01:14

    MBRONI MALET DHE PYJET MOR MASKARENJ,,JU VRAFTE ZOTI....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë