Është përfshirë nga flakët Përroi i Vishës në Himarë mbrëmjen e sotme, ndërsa flakët janë përhapur gjerësisht, duke djegur pyje e kullota. Në terren për shuarjen e flakëve janë angazhuar 2 zjarrfikëse dhe 8 efektivë, por terreni i keq vështirëson punën e tyre. Dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme për të hapur kullota për bagëtitë. Fatmirësisht në zonë nuk ka banesa që rrezikohen.
Lajmi kryesor:
Zjarr i madh te Përroi i Vishës në Himarë, dyshohet i qëllimshëm, terreni i vështirë për të ndërhyrë! Maja e Rrunës në Kukës ‘nën pushtetin’ e flakëve prej 15 ditësh







