Zjarri nuk ka kursyer as institucionet këtë verë, e madje as institucionin më të rëndësishëm në vend, atë të Presidencës. Ngjarja ndodhi rreth orës 22 00 të mbrëmjes së të shtunës, dhe sipas burimeve nga reparti zjarrifikës si pasojë e një shkëndije elektrike në katin e 3-të të Presidencës, mori flakë kutia shpërndarëse e energjisë elektrike.
Në ambjentet e Presidencës mbërriti menjëherë një automjet zjarrfikës, duke bërë që të vihet nën kontroll menjëherë vatra e zjarrit.
Ndërkaq burime zyrtare nga Presidenca bënë të ditur pas ngjarjes se zjarri nuk ka qënë në katin e tretë por në tarracën e godinës së Presidencës, ku një kabëll elektrik shpërtheu në flakë.
Për asye sigurie menjëherë pas shuarjes së zjarrit në ambjentet e Presidencës u pa të shkëputej enegjia elektrike, duke lënë totalisht në errësirë këtë institucion, deri në riparimin e defektit..
(j.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com