Zjarr në pyllin e fshatit Tragjas të Vlorës, era favorizon flakët, zjarrfikësit tentojnë t'i shuajnë me mjete rrethanore! Dyshohet zjarrvënie e qëllimshme
Të shkaktuar nga dora e njeriut, apo nga temperaturat ekstremisht të larta që kanë përfshirë vendin, zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe të tëra me kullota e pyje. Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar sot në fshatin Tragjas të Vlorës. Flakët favorizohen nga era, ndërsa zjarrfikësit tentojnë t'i shuajnë me mjete rrethanore.
Zjarret vijojnë të marrin përpara kullota e pyje në vend, duke shkaktuar dëme të mëdha, ndërsa një tjetër vatër është aktivizuar sot në fshatin Tragjas të Vlorës.
Sikurse mund të shihet edhe nga pamjet, flakët favorizohen edhe nga era, duke u përhapur me shpejtësi nëpër në pyll.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse që po punojnë me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve, por puna e tyre vështirësohet nga era. Paraprakisht dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme.
Zjarret kanë shkaktuar deri më tani dëme kolosale në Vlorë, Fier, Lushnjë dhe Kurbin. 120 ha kullota dhe pisha të buta janë djegur përgjatë 4 ditëve kur flakët përpinë malin e Dukatit në Vlorë.
Flakët e zjarrit ka shkrumbuar 7 mije rrënjë ullinj në fshatin Zhejë të Kurbinit, duke shkaktuar një dëm kolosal për fermerët. Brenda muajit korrik janë shënuar 10 vatra zjarri në Bashkinë e Lushnjës, shumica aksidentale, ndërsa në dy raste policia ka ndaluar dy persona për zjarrvënie të qëllimshme.
Për 4 ditë me radhë zjarret në fshatrat Lalar, Kraps dhe Gjorgoz kanë djegur rreth 3 ha me pisha, afro 300 rrënjë ullinj si dhe 500 metra me vreshta.
Ndërkohë problem është edhe fakti i mungesës së pajisjeve të duhura për zjarrfikësit për të shuar flakët.
'Ikni, ikni se ju erdhi në kokë', me mjete rrethanore duke shuar zjarrin, momenti kur zjarrfikësit paralajmërojnë njëri-tjetrin për afrimin e flakëve (VIDEO)
Duke tentuar të shuajnë flakët me degë peme, këta zjarrfikës në Tragjas të Vlorës rrezikojnë të dëmtohen edhe vetë. Sikurse mund të shihet edhe në video, flakët e favorizuara nga era shkojnë në drejtim të zjarrfikësve, ndërsa njëri prej tyre paralajmëron kolegët të largohen duke i thënë 'ikni, ikni se ju erdhi në kokë'. Zjarre të shumtë kanë përfshirë me hektarë të tërë pyje e kullot anë vend, por problem mbetet mungesa e pajisjeve të specializuara për zjarrfikësit. Për pasojë ato përpiqen të shuajnë flakët me mjete rrethanore, si degë pemësh, dukë vënë në rrezik edhe jetën e tyre.