TIRANË- Një zjarr ka rënë në qendrën e ku qëndrojnë azilkërkuesit në Babrru. Policia e Tiranës njofton se zjarri dyshohet se ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, pasi personat janë evakuuar në kohë, ndërsa zjarri është shuar. Ngjarja ndodhi paraditen e 16 janarit, rreth orës 08:40.
“Më datë 16.01.2025, rreth orës 08:40, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në qendrën azil-kërkues në Babrru.
Shërbimet e Policisë kanë evakuuar në kohë personat brenda qendrës.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit zjarrfikës u bë e mundur fikja e zjarrit. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale”, njofton policia.
Grupi hetimor punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.