TIRANE-Një banesë private është përfshirë nga flakët mesditën e sotme pranë tregut "Çam". Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hajdar Hidri” ndërsa e gjithë zona është mbuluar nga retë e tymit.

Nga të dhënat e para mësohet se zjarri ka rënë në kuzhinë, ndërsa brenda shtëpisë ishte një e moshuar, e cila, sipas njoftimit të policisë është nxjerrë me shpejtësi duke mos pësuar lëndime.

Report Tv siguron pamjet nga zjarri që përfshiu banesën dhe ndihmën që fqinjët dhe të afërmit i dhanë të moshuarës, që jetonte vetëm, ndërsa ndodhet në gjendje të mirë.

Ajo grua ka qenë brenda në shtëpi, jetonte vetëm. Nuk e di, se nuk pamë gjë nëse e vuri vetë zjarrin.

Një nga banorët duke folur për Report Tv

Banesa një katëshe është shkrumbuar plotësisht, ndërsa nuk përjashtohet edhe pista e zjarrvënies së qëllimshme nga vete e moshuara. Megjithatë do të jenë hetimet që do të përcaktojnë gjithçka.

OSHEE ka stakuar energjinë elektrike për cështje sigurie deri në shuarjen plotësisht të zjarrit.

Rruga "Hajdar Hidi"