Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët një apartament, evakuohen banorët, nuk ka të lënduar/ VIDEO

TIRANE-Mbrëmjen e sotme është përfshirë nga flakët një apartament në katin e katërt përballë godinës së Ministrisë së Jashtme, te zona e Brrylit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, ndërsa në banesë në momentin që ka rënë zjarri nuk ka pasur asnjë person. Zjarrfikësja dhe policia janë njoftuar nga fqinjët. Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes.

Drejtuesi i Zjarrfikëses, Shkëlqim Goxhaj në një lidhje telefonike për Report Tv u shpreh se u evakuuan me shpejtësi banorët e pallatit, ndërsa fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar nga zjarri. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa Goxhaj nuk e përjashtoi mundësinë e një bombole gazi. Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur grupit hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave për rënien e zjarrit.

Kemi marrë njoftim për zjarr në katin e katër të një banese. Kemi nisur dy grupe zjarrëvikësish sepse telefonatat flisnin për një zjarr masiv. Zjarri ishte vetëm në zonën e kuzhinës. Shkak dyshohet të jetë bombola e gazit ose ndonjë shkëndijë elektrike.  Nuk ka pasur persona në banesë pra nuk ka patur dëme në njerëz.

Shkëlqim Goxhaj, Drejtuesi i Zjarrfikëses


           Drejtuesi i Zjarrfikëses, Shkëlqim Goxhaj për Report Tv              
//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt