TIRANE - Disa fëmijë rom kanë shkaktuar një zjarr pas godinës së universitetit Politeknik në Tiranë rreth orës 17:30 të ditës së sotme.

Flakët fillimisht u shuan me mjete rrethanore nga rojet që gjendeshin pranë godinës së universitetit, ndërsa zjarri u shua plotësisht nga forcat zjarrfikëse të ardhura në vendngjarje.

Ndërkaq, nëse flakët do vijonin rrezikohej godina e universitetit Politeknik dhe kabllat elektrik që shtriheshin pranë tij.

(Gre.M/Shqiptarja.com)