Zjarri i rënë mbrëmjen e djeshme në Vermosh të Malësisë së Madhe vijojnë të shkrumbojë hapësira të tëra me pyje, ndërsa flakët kanë dalë jashtë kontrollit.

Zjarri ka rënë në kufirin me Malin e Zi, ndërsa rrezikohen qindra hektarë pyje, që është edhe kurora e gjelbër e zonës.

Shuarja e flakëve duket e pamundur me ndërhyrjen e zjarrfikësve vetëm nga toka me mjetet e repartit zjarrfikës të Malësisë së Madhe, ndërsa kërkohet  ndërhyrje nga ajri.