PATOS- 5 hektarë tokë me pemë frutore e ullinj janë përfshirë nga një zjarr i fuqishëm mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kasnicë të Bashkisë së Patosit. Si rezultat i zjarrit janë djegur 80 pemë qershi dhe 100 rrënjë ulliri.
Forcat e zjarrfikëses kanë luftuar për orë të tëra më flakët dhe janë përballur me vështirësi të madhe në fikjen e tyre për shkak të terrenit të vështirë. Në terren kishin zbarkuar 2 mjete dhe 12 forca zjarrfikëse.
Forcat e zjarrfikëses kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve vetëm në orët e para të mëngjesit. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit por Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.