TIRANE - Përfshihet nga flakët në orët e para të mëngjesit xhamia e Zall Herrit. Sipas dëshmive bëhet e ditur se fillimisht rreth orës 03.00 ka marrë flake çatia e më pas është shkrumbuar e gjithë ndërtesa.

Zjarrëfikëset kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, por xhamia është rrënuar e gjitha.

Dyshimet e para mendohen të jenë shkendijat elektrike, por nuk përjashtohet edhe rasti i ndonjë zjarrëvënie të qëllimshme.

Deri tani janë marrë në pyetje disa persona.

(ad.ti/shqiptarja.com)