LEZHË- Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një sipërfaqe me bimësi dhe ferra në zonën e Manatisë në Lezhë, siç edhe nga këto pamje që sjell Report Tv. Era e fortë përhapi flakët në disa drejtime, duke vënë në rrezik banesa dhe biznese. Por. flakët u vendosën në kontroll pas ndërhyrjes nga forcat zjarrfikëse të ndihmuar nga banorë të zonës, duke shmangur rrezikun për zonën e banuar. Ndërkohë forcat zjarrfikëse vijojnë punën, për shuarjen e plotë të flakëve të cilat janë përhapur në disa drejtime.
Në gjithë vendin aktualisht janë aktive 3 vatra zjarri dhe të treja ndodhen në qarkun e Lezhës. Njëra prej vatrave është në fshatin Fushë-Gjorm, në Kurbin, ku në vendngjarje po punojnë forcat zjarrfikëse dhe ato bashkiake.
Ndërkohë, zjarr ka rënë edhe në një sipërfaqe bujqësore në kryqëzimin e Dajçit. Tymi i krijuar vështirëson qarkullimin e mjeteve ne rrugën nacionale Lezhë-Shkodër. Në vendngjarje po punojnë forcat zjarrfikëse.
Vendi sot u përfshi nga temperatura përvëluese, ndërsa prej orës 09:00 deri në 22:00 të mbrëmjes së sotme, 28 qershor, Ministria e Mbrojtjes informoi se janë shuar në total 45 vatra zjarri.
45 vatra zjarri janë fikur ditën e sotme në vendin tonë, ndërsa 2 të tjera janë ende aktive. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 deri në orën 22:00, janë raportuar 47 vatra zjarri.
Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave.
Aktualisht, janë aktive vatrat në fshatin Fushë-Gjorm, njësia administrative Mamurras, bashkia Kurbin, ndërsa në vendngjarje po punojnë forcat zjarrfikëse dhe ato bashkiake dhe vatra tjetër është në kryqëzimin e Dajçit, njësia administrative Dajç, bashkia Lezhë.
Në vendngjarje po punojnë forcat zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e vatrave.
Komente










