45 vatra zjarri janë fikur ditën e sotme në vendin tonë, ndërsa 2 të tjera janë ende aktive. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 deri në orën 22:00, janë raportuar 47 vatra zjarri.
Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave.
Aktualisht, janë aktive vatrat në fshatin Fushë-Gjorm, njësia administrative Mamurras, bashkia Kurbin, ndërsa në vendngjarje po punojnë forcat zjarrfikëse dhe ato bashkiake dhe vatra tjetër është në kryqëzimin e Dajçit, njësia administrative Dajç, bashkia Lezhë.
Në vendngjarje po punojnë forcat zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e vatrave.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ 3 vatra zjarri në Lezhë, vihen në kontroll flakët në zonën e Manatisë, rrezikoheshin banesa e binzese! Tymi vështirëson qarkullimin në aksin Lezhë-Shkodër










