Një vatër zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Urës së Kardhiqit në Gjirokastër, por u shua pas disa orësh.

Flakët u përhapën me shpejtësi duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi.

Gazetari Piro Nase informon se në zonë ndodhen forcat zjarrfikëse të cilët po punojnë për izolimin e flakëve dhe mospërhapjen e tyre drejt zonave të banuara.