FUSHË KRUJË- Një zjarr ka përfshire një sipërfaqe me ferra e shkurre në fshatin Derven të Fushë Krujës, ku si pasojë e flakëve të përmasave të mëdha rrezikohet linja e tensionit të lartë dhe një banese në afërsi të vatrës.
Forcat zjarrfikëse ndodhet në vendngjarje ku po punojnë për shkuarjen e flakëve, teksa nga raportimet e deritanishme dyshohet se zjarri është i qëllimshëm e që mund të jetë vënë nga banorë të zonës për të pastruar sipërfaqet e mbuluara nga ferrat e shkurret. Ndërkohë, gazetari Julian Shota raporton se vijon që prej pasdites së djeshme të jetë aktive zjarri në zonën e mbrojtur në Krastë-Vrion, duke u djegur disa hektarë me pisha, Shuarja e fjalëve ka qenë e pamundur pasi zjarrfikëset nuk kanë mundur të depërtojnë.
Nga ana tjetër, një zjarr ka përfshirë sot edhe kodrën me ullinj dhe pemë frutore në fshatin "Lapardha 2" në Berat. Zjarri i favorizuar nga era u përhap në të gjithë kodrën,duke iu afruar edhe banesave të fshatit. Terreni i vështirë dhe mungesa e rrugës deri në zonën e zjarrit vështirësoi ndërhyrjen me mjete të zjarrfikësve në zonë, por me gjithë terrenin e vështirë kodrinor, zjarrfikësit kanë mundur të shmangin rrezikun e përhapjes së zjarrit drejt banesave. Tashmë flakët e zjarrit janë lokalizuar, por situata është duke u monitoruar pasi ka ende vatra të nxehta në të gjithë kodrën. Burime nga forcat zjarrfikëse nga vendngjarja bëjnë me dije se janë djegur shumë ullinj dhe pemë frutore,që do të evidentohen më qartë pas verifikimit të dëmeve. Mendohet se edhe në këtë rast, zjarri mund të jetë i qëllimshëm dhe po punohet për identifikimin e autorëve.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3983
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pushimet e shqiptarëve për festat e fundvitit, agjentja turistike për Report Tv: Vjena e Budapesti të preferuara! Egjipti më i vizituari këtë vit
25 Dhjetor, 15:50
-
Kremtohet Krishtlindja në Durrës, besimtarët e krishterë luten për paqe dhe mirësi
25 Dhjetor, 10:27
-
Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut
25 Dhjetor, 07:51
-
Durrës/ Kamioni përplas për vdekje 40-vjeçarin me biçikletë në rrugë, shoferi arratiset nga vendngjarja! Bllokohet mjeti, identifikohet viktima (VIDEO+FOTO)
24 Dhjetor, 17:32
-
Miratohet buxheti i bashkisë së Durrësit për 2025/ Anëtari i PD-së del nga rreshti, ja çfarë parashikon
24 Dhjetor, 16:34
-
Porti i Durrësit, rinis udhëtimi i trageteve
24 Dhjetor, 13:08
-
Panik në Paris, zjarr në ashensorin e Kullës Eifel, evakuohen 1200 veta
24 Dhjetor, 12:59
-
Moti i keq në Durrës, ishte ankoruar në portin e peshkimit, fundoset peshkarexha ‘Gimi dhe Geri’
23 Dhjetor, 14:40
-
Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i trageteve Durrës-Bari e anasjelltas, në Vlorë trageti mbetet në radë! Rruga e Arbrit e pakalueshme
23 Dhjetor, 13:45
-
Pogradec/ Shkrumbohet makina e ish-oficerit të krimeve, digjen pjesërisht dhe dy mjete afër tij! Dëshmon se nuk ka konflikte, ja për çfarë dyshohet
23 Dhjetor, 13:13
-
VIDEOLAJM/ Dy tragete përplasen në kalatën e portit të Durrësit, shkak moti i keq! S'ka të plagosur
23 Dhjetor, 13:01
-
E përditshmja britanike 'Sunday Times': 10 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri
23 Dhjetor, 09:52