Zjarr në fshatin Bestrovë në Vlorë, dyshohet e qëllimshme! Zjarrfikësit shuajnë flakët me shkurre

VLORË- Qarku i Vlorës vijon që të mbetet një nga zonat më problematike sa i përket zjarreve. Një tjetër vatër zjarri me ullishte dhe pemtari është regjistruar mesditën e sotme në fshatin Bestrovë, njësia qendër, ku sa raportohet paraprakisht zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca zjarrfikësve, ku siç shihet në pamjet që sjell gazetari Armand Xhelili, flakët po shuhen me shkurre.

Kjo është hera e dytë që zjarri ka përfshirë ullishten e Bestrovës, pas zjarrit të madh të disa ditëve më parë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia