Një zjarr ka shpërthyer rreth pas orës 7 të mëngjesit në tragetin "Olympia Champion”, e cila sapo ishte nisur nga porti i Igoumenicës me drejtim për në Venecia, në Itali.

Në momentin e rënies së zjarrit, në bordin e tragetit ndodheshin 578 pasagjerë dhe 75 pjesëtarë të ekuipazhit, të cilët, me ndihmën e forcave zjarrfikëse, kanë zbarkuar në portin e Igoumenicës.

Nga autoritetet policore dhe ato portuale, raportohet se dy nga pasagjerët e plagosur janë transportuar në spitalin e Igumenicës  kurse nje tjetër, në gjendje të rëndë është shtruar në spitalin e Filatit. 

Sipas ‘thespro.gr’, zjarri vlerësohet të ketë nisur nga një ngarkesë që ishte brenda anijes.

Në pritje të azhornimeve të reja