Zjarr i madh në Rrogozhinë, rrezikohen antenat e trasmetimit televiziv, nuk ka forca zjarrfikëse (VIDEO)

ELBASAN- Një zjarr me përmasa të mëdha ka perfshirë fshatin Kryevidh në Rrogozhinë dhe i është afruar qindra rrënjëve të mbjella me ullinj. Flakët janë përhapur në zonën që lidh bregdetin e Spillese me autostradën Rrogozhinë-Tiranë.

Zjarri rrezikon të përfshijë edhe antenat e trasmetimit të platformave televizive. Sipas gazetarit të Report Tv, dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm. Terreni është shumë malor dhe nuk ka forca zjarrfikëse dhe policie në vendngjarje.

Kujtojmë që vendi ynë është përfshirë shumë nga zjarret ditët e fundit, sic është rasti i Shëngjinit, që rrezikoi banesat, i cili sipas policisë ishte i qëllimshëm dhe përfunduan të plagosur dy persona.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

Duhet të kaloni më shumë kohë me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Duhet të kaloni më shumë kohë me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot