Një masiv pyjor është përfshirë nga flakët në periferi të qytetit të Delvinës pasditen e sotme.

Vatra e zjarrit është pranë disa banesave, por fatmirësisht kanë ndërhyrë në kohë forcat e zjarrfikëses dhe banorët duke shmangur përhapjen e flakëve në drejtim të shtëpive.

Report Tv sjell pamjet nga flakët që kanë përpirë masivin pyjor.