GREQI- Një zjarr masiv ka përfshirë periferinë e Athinës, ndërkohë që flakët kanë arritur pranë banesave, dukje djegur disa shtëpi dhe makina, ndërsa banorët janë evakuuar. Siç mund të shihet edhe nga pamjet e siguruara shihen pyje, makina dhe shtëpi të djegura e të shkrumbuara nga flakët e këtij zjarri masiv.
Siç raportojnë mediat greke zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm, dhe se për këtë janë arrestuar 4 persona.
Ndërkohë në terren kanë zbarkuar rreth 310 zjarrfikës me 110 automjete, 6 grupe këmbësorësh, zjarrfikës vullnetarë dhe transportues uji. Ndërsa ndërhyrja po bëhet edhe nga ajri me anë të helikopterëve ndihmës. Për shkak të erërave që fryjnë në zonë, shuarja është e vështirë, ndërsa ka riaktivizim të vatrave të zjarrit.