Zjarre masive në Francë/ Zjarrfikësit evropianë i bashkohen betejës për shuarjen e flakëve

Zjarre masive në Francë/ Zjarrfikësit evropianë i bashkohen betejës për shuarjen e flakëve

Zjarret në Zhironde të Francës

Zjarre masive kanë përfshirë disa rajone të Francës, ndërkohë që shumë zjarrfikës nga vendet evropiane po shkojnë në Francë këtë të premte për të ndihmuar në shuarjen e flakëve. Vala e nxehtit prej një kohe të gjatë ka krijuar kushte të favorshme për zjarret.

Brigada e zjarrfikësve nga rajoni francez Gironde (një prej zonave ku situata është më problematike) tha se përhapja e zjarrit pyjor ishte e kufizuar gjatë natës për shkak të erës së vogël, por kushtet për frenimin e zjarrit mbetën "të pafavorshme" për shkak të motit të nxehtë dhe të thatë.Zjarri në rajonin Gironde dhe Landes fqinjë ka djegur më shumë se 74 kilometra katrorë që nga e marta dhe ka çuar në evakuimin e të paktën 10,000 njerëzve. Më shumë se 360 ​​zjarrfikës dhe 100 automjete të specializuara tokësore u dërguan nga Gjermania, Rumania, Polonia dhe Austria. Atyre po i bashkohen mbi 1000 zjarrfikësve francezë tashmë në terren. Greqia dërgoi dy avionë të specializuar Canadair.

Suedia vendosi në dispozicion dy avionë zjarrfikës Air Tractor për të ndihmuar në luftimin e zjarreve të zonar e izoluara në rajonin e Brittany, në Francën perëndimore.

Më shumë se 600 kilometra katrorë tokë pyjore është djegur që nga fillimi i vitit në Francë, më shumë se çdo vit tjetër në dekadën e fundit, sipas Sistemit Evropian të Informacionit të Zjarrit në Pyll (EFFIS). Zonat e përfshira nga flakët  janë të vështira për t'u arritur nga zjarrfikësit në terren për shkak të majave të larta dhe grykave të thella, ndësa dy nga tre avionët Canadair të vendit për hedhjen e ujit kanë qenë të padisponueshëm disa ditët e fundit për arsye teknike. Situatë problematike nga zjarret paraqitet dhe në Portugali ku më shumë se 1,600 zjarrfikës, 500 automjete dhe 17 avionë luftuan zjarrin gjatë javës që ka djegur rreth 10 kilometra katrorë . Pjesa më e madhe e tokës së djegur është Parku Kombëtar Serra da Estrela, një zonë e mbrojtur e natyrës dhe një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që është pak i populluar.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën