Zjarre të shumta janë shfaqur pranë termocentralit bërthamor të Çernobilit, sipas parlamentit ukrainas.

Ukraina thotë se ato ka të ngjarë të jenë shkaktuar nga granatimet e artilerisë ose zjarrvëniet në një zonë të kontrolluar nga forcat ruse.

Kjo po ngre shqetësime se tymi i rrezatimit mund të përhapet. Kështu deklaroi Shërbimi Shtetëror i Komunikimeve Speciale të Ukrainës.

Çernobili ka qenë në duart e Rusisë që nga ditët e para të pushtimit të Ukrainës, me raporte nga stafi ukrainas në termocentralit.


Lajmi kryesor:

Kremlini: Përdorimi i armëve bërthamore, vetëm nëse rrezikohet ekzistenca e Rusisë! SHBA: Të enjten sanksione të reja! Zelensky flet në parlamentin italian: Mariupoli, si të imagjinoni Xhenovën të shkatërruar