Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë evidentuar 10 vatra zjarri në të gjithë vendin. Në përditësimin e situatës me zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes tha se është bërë e mundur shuarja dhe izolimi i 9 vatrave zjarri.

Aktualisht, në Parkun Natyror Gërmenj, bashkia Kolonjë, vatra e zjarrit po mbahet nën monitorim pas disa riaktivizimeve gjatë ditës. Në terren kanë operuar mjete zjarrfikëse dhe forca të shumta, duke arritur ta vendosin situatën nën kontroll.

Është bërë izolimi i plotë dhe shuarja e zjarreve në:

1- Në fshatin Ibë, njësia administrative Bërzhitë, bashkia Tiranë.

2-Në fshatin Roskovec, njësia administrative Roskovec, bashkia Roskovec.

3-Në fshatin Shkjezë, njësia administrative Bushat, bashkia Vau-Dejës.

4-Në fshatin Jeran, njësia administrative Kastrat, bashkia Malësi e Madhe.

5-Në hekurudhën e Fierit, njësia administrative Fier, bashkia Fier.

6-Në pyllin e Sodës, njësia administrative nr 4, bashkia Vlorë.

7-Në fshatin Lapardha, njësia administrative Kotë, bashkia Selenicë.

8-Në fshatin Pezë Helmës, njësia administrative Pezë, bashkia Tiranë.

9-Në fshatin Brataj, njësia administrative Brataj, bashkia Selenicë.