Pamje të frikshme vijnë nga Kalifornia veriore, aty ku zjarret kanë lënë 2 zjarrfikës të vdekur, kanë shkatërruar 500 shtëpi, ndërkohë që autoritetet paralajmërojnë se po rrezikohen ende rreth 5 mijë banesa të tjera.
Në vendet ku zjarri ka pushuar, ajri është i trashë, i përzierë me erën e tymit dhe kimikateve.
Mëngjesin e të shtunës mbi 3400 forca zjarrfikëse janë përballur me flakët e zjarrit që tashmë ka djegur mbi 48 mijë hektarë, në qytetin e Redding.
Zjarri është favorizuar nga era e ngrohtë dhe mungesa e shiut. Zjarri nisi që ditën e hënë nga një makinë. Më pas ky zjarr doli nga kontrolli, duke arritur kulmin ditën e enjte. Mijëra njerëz janë larguar nga qyteti ndërkohë që sot, pamjet janë trishtuese.
Në Keswick të Kalifornisë kanë mbetur shumë pak shtëpi. Flakët kanë djegur thuajse gjithçka.
Për më shumë ndiqni fotogalerinë e mëposhtme: