Zjarret masive në Athinë, zhduket aktorja e njohur

Zjarret masive në Athinë, zhduket aktorja e njohur

Aktorja, Chryssa Spiliotis

Mes personave që rezultojnë të zhdukur për shkak të zjarreve që kanë pushtuar kryeqytetin Grek, Athinën është edhe aktorja e famshme Chryssa Spiliotis. Media greke Zougla raporton se fotografia dhe emri i saj  janë në regjistrin e të dhënave në internet ku të afërmit e personave të pagjetur mund të depozitojnë fotografi të njerëzve të tyre, gjurmët e të cilave janë humbur pas zjarrit tragjik.

Postimi i fundit në rrjetet sociale i aktores turke është i para dy ditëve. Në vitin 1997, Spiliotis u shfaq në televizionin Mega, në serialin "Mbretëresha e Mbretëreshës".

Deri në këto momente raportohet se si pasojë e zjarreve masive të kenë vdekur 77 persona, më shumë se 100 të zhdukur dhe 164 të tjerë kanë marrë plagë të shumta. Mes tyre janë dhe tre shqiptarë që kanë humbur jetën. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme dhe pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme dhe pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës