Detaje të reja dalin në sipërfaqe në lidhje me zhdukjet e 19-vjeçares me origjinë shqiptare, Artemis Vasilis në Greqi.
Në emisionin “Dritë në fund të tunelit”, një hetues në fushën elektronike, Vassilis Georgopoulos, i cili ka marrë autorizimin nga familja e 19-vjeçares, ka zbuluar se në email-in e saj janë fshirë të dhëna të cilat mund të ishin të dobishme në hetimin e rastit të Artemis.
“Familja e Artemis, më autorizoi të hetoj dy adresat e postës elektronike dhe një tabletë të përdorur nga Artemisa, në mënyrë që të gjej gjurmët e saj. Vajza e kishte lidhur celularin me email-in e saj. Unë zbulova se dikush fshiu të gjitha gjurmët elektronike nga llogaria e saj, të gjitha të dhënat që kanë qenë të rëndësishme për hetimin,” tha ai.
![]()
Lidhur me pyetjen nëse këto të dhëna mund të kthehen, ai tha se duhet të veprojnë urgjentisht organet kompetente të Policisë.
Kërkimet për vajzën e re me origjinë shqiptare po vazhdojnë edhe nga grupe vullnetare që janë organizuar në nëngrupe dhe mundohen të zbulojnë të dhëna të reja.
Historia e zhdukje së Artemis, ka nisur 5 muaj më parë, mëngjesin e 16 tetorit e cila doli nga shtëpia për të bërë një intervistë pune nga e cila nuk u kthye më kurrë.
Autoritet greke janë ende në kërkim të gjurmëve të reja të vajzë së humbur duke u mobilizuar me çdo mënyrë për gjetjen e saj.
Komente

