Zjarret, MB: Sot 17 vatra aktive
Edi Rama jashtë këtij realiteti

Zjarret, MB: Sot 17 vatra aktive <br />Edi Rama jashtë këtij realiteti
TIRANE - Ministria e Brendshme njoftoi sot nëpërmjet zëdhënësit të saj, Leonard Olli se edhe gjatë ditës së sotme vijoi operacioni për shuarjen e flakëve të zjarrit në pyjet shqiptare. Në të gjithë qarqet e vendit, rezultojnë 17 vatra aktive zjarresh.

“Prej më shumë se dy muajsh, 850 punonjës të shërbimit zjarrfikës, 800 punonjës të Shërbimit Pyjor, mbi 1500 efektivë të Forcave të Armatosura, të mbështetur nga 80 mjete zjarrfikëse të Ministrisë së Brendshme, 15 mjete zjarrfikëse të Ministrisë së Mbrojtjes dhe mjete të tjera të rënda, kanë punuar ditën dhe natën për të mbajtur nën kontroll të plotë situatën problematike të shkaktuar nga zjarrvëniet”, u shpreh Olli.

Ndërkaq, Leonard Olli theksoi edhe ndihmën e vendeve fqinjë në shuarjen e zjarrit me avionë e helikopterë.

“Gjatë gjithë kësaj periudhe 2 avionë kanderë nga Mali i Zi, 2 avionë nga Italia, një avion dhe një helikopter nga Turqia dhe një helikopter nga Sllovenia, kanë ndihmuar dhe vijojnë edhe në këtë moment operacionet nga ajri për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit, paralelisht me forcat që operojnë në terren”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme.

Sipas tij, prej më shumë se dy muajsh shqiptarët janë njohur me situatën e zjarreve në vend nëpërmjet medias, ndërsa ai që nuk ka kontakt me realitetin sipas Ollit, është lideri i opozitës. “I kredhur totalisht në botën e tij virtuale, ai është i vetmi që nuk arrin të shikojë betejën që efektivat zjarrfikës, ata të shërbimit pyjor, të Forcave të Armatosura por edhe banorët japin çdo minutë dhe çdo orë me zjarret. Është i vetmi që nuk arrin të dallojë se nxirja në fytyrën e tyre nuk është nga dielli i pushimeve, por nga bloza e tymi i zjarreve që rrezikojnë pasuritë e vendit tonë dhe qytetarëve”.

Në përfundim, Olli i bëri apel kreut të opozitës, Edi Rama, që “të heqë dorë nga përfitimi i kapitalit politik me vatrat e zjarrit, por të shprehë sadopak mirënjohje për të gjithë ata punonjës shteti ose jo, që prej javësh luftojnë për të shpëtuar pyjet, kullotat dhe pronën e çdo shqiptari”.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

CNN: Zyrtarizohet Po-ja e Izraelit për armëpushimin në Liban, e miraton kabineti i sigurisë, 60 ditë ndërprerje e luftës

CNN: Zyrtarizohet Po-ja e Izraelit për armëpushimin në Liban, e miraton kabineti i sigurisë, 60 ditë ndërprerje e luftës