Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes bën bilancin, s'përmendet ndërhyrja nga ajri: 6 vatra aktive në vend! Vijon 'beteja' me flakët në Fushë-Arrëz dhe Karaburun

Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes bën bilancin, s'përmendet ndërhyrja nga ajri: 6 vatra aktive në vend! Vijon 'beteja' me flakët në Fushë-Arrëz dhe Karaburun

Pamje nga zjarret në vend

6 vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në të gjithë vendin, 2 janë shuar ndërsa, 1 është izoluar. Ky është bilanci i Ministrisë së Mbrojtjes për situatën e zjarreve në të gjithë vendin.

Aktiv vijon të jetë zjarrin në Karaburun, në Fushë-Arrëz, Gjirokastër dhe Mallakastër. Në ndihmë të punonjësve vendorë në Fushë Arrëz, ku një ditë më parë rrezikoheshin edhe banesat ka shkuar edhe mbështetja me efektivë nga Forcat e Armatosura.

Ndonëse zjarri në Gadishullin e Karaburunit vijon të jetë aktiv, ministria nuk përmend në njoftim ndërhyrjen nga ajri, kjo për faktin se operacioni është ndërprerë për shkak të erës së fortë. Edhe në fshatrat e Njësisë Administrative Antigone në Gjirokastër kanë vijuar të jenë aktive vatrat në fshatrat Arshi Lengo, Asim Zeneli, Krinë. Operacioni po vijon për shuarjen përfundimtare të tyre ndërsa situata nuk paraqitet problematike.

Situata e zjarreve sipas ministrisë:

Aktualisht në të gjithë vendin janë 6 vatra aktive. 2 janë shuar tërësisht, ndërsa 1 vatër është izoluar. Zjarri në Gadishullin e Karaburunit vijon të jetë aktiv. Vazhdon operacioni sërish sot për shuarjen e vatrave.

Zjarri në fshatin Cukal, njësia administrative Shllak, bashkia Vau Dejës është izoluar në pjesën më të madhe të tij. Sot ka filluar operacioni për shuarjen e plotë të tij.

Vijon zjarri edhe në Fushë Arrëz. Në ndihmë të punonjësve vendorë ka shkuar edhe mbështetja me efektivë nga Forcat e Armatosura.

Në fshatin Lukan, në Dibër flakët momentalisht janë izoluar. Në fshatrat e Njësisë Administrative Antigone kanë vijuar të jenë aktive vatrat e zjarrit në fshatrat Arshi Lengo, Asim Zeneli, Krinë. Operacioni po vijon për shuarjen përfundimtare të tyre.

Në fshatrat e Njësisë Administrative Lunxhëri vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në fshatrat Qesorat, Dhoksat, Tranoshisht dhe Saraqinisht. Ka vijuar operacioni me te gjitha forcat operacionale.

Vijon të jetë aktiv zjarri në fshatin Gadurovë- Selishtë, bashkia Mallakastër. Sot kanë filluar operacionin forcat në nivel qarku. Është shuar zjarri në një sipërfaqe me pisha dhe shkurre në Qafë Murrë, bashkia Dibër si dhe në Malin e Shëngjinit, bashkia Lezhë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë