Zjarret në Korçë, Tiranë e Pukë
337 ushtarë në terren
Plot 337 forca të ushtrisë, 19 mjete dhe një helikopter i Bazës Ajrore në Farkë janë angazhuar në operacionet për shuarjen e flakëve që vazhdojnë të jenë aktive në qarkun e Tiranës, të Korçës, të Dibrës dhe të Shkodrës
TIRANE- Plot 337 forca të ushtrisë, 19 mjete dhe një helikopter i Bazës Ajrore në Farkë janë angazhuar në operacionet për shuarjen e flakëve që vazhdojnë të jenë aktive në qarkun e Tiranës, të Korçës, të Dibrës dhe të Shkodrës
“Forcat dhe mjetet e ushtrisë janë përfshirë pothuajse në të gjitha zonat e prekura nga zjarri, ku më të përqëndruara janë në zonat më problematike në qarkun e Tiranës, të Korçës, të Dibrës dhe të Shkodrës.”- informon ministria e Mbrojtjes e cila dëshiron të theksojë se “forcat e ushtrisë po operojnë me një angazhim maksimal dhe po përballen me një terren mjaft të vështirë malor dhe me kushte favorizuese për përhapjen e zjarrit.”
Në qarkun e Tiranës, në komunën Dajt dhe në Malin e Dajtit janë angazhuar 100 forca dhe 5 mjete të Forcës Tokësore, si dhe 20 forca dhe një mjet i ASNI-së, të cilët po punojnë për shuarjen e vatrave të zjarrit në këtë rajon. Vëmendje e veçantë vazhdon t’i kushtohet izolimit dhe shuarjes së vatrave të zjarrit në zonën përreth bllokut të antenave në Malin e Dajtit.
Në qarkun e Shkodrës, forcat e ushtrisë po operojnë në rrethin e Pukës, komuna Qafë e Malit dhe Iballë, ku janë të angazhuar 110 trupa dhe 4 mjete të Batalionit të Këmbësorisë Malore të Vaut të Dejës, të cilët vijojnë të punojnë për shuarjen e vatrave të zjarrit në këtë rajon.
Në qarkun e Korçës, vijon operacioni për shuarjen e vatrave të zjarrit që kanë përfshirë Parkun e Bozdovecit. Në këtë operacion janë të angazhuara 117 trupa dhe 7 mjete të Batalionit të Poshnjes në Berat dhe 20 forca dhe një mjet të Detashmentit të Korçës.
Në qarkun e Dibrës, në komunën Suç, fshati Ballxhai janë angazhuar 30 trupa dhe 2 mjete transporti, të cilët po punojnë për shuarjen e vatrave të zjarrit në këtë rajon.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
47.8%
-
Gafë
48.1%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 4320
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Akuzat ndaj Majkos, Koçi në Report Tv: Berisha ka strategji shpifjen! S’ka shanse të vijë në pushtet, partitë e reja një ‘kor’ me të
9 Janar, 19:00
-
Homazhet për Jimmy Carter bëjnë bashkë rivalë dhe ish-aleatë! Trump përkrah Obamës, takon edhe ish-zëvendësin e tij
9 Janar, 18:58
-
Afron afati për ndalimin e rrjetit TikTok në SHBA
9 Janar, 18:40
-
Poli Hoxha: Nuk mendoj se Rama merr më shumë se 68 mandate! Nëse bashkohen, partitë e vogla marrin 30%, Berisha duhet të bëhet ‘qingj’
9 Janar, 18:31
-
Kuçana për REPORT TV: Luftën s’e kemi as me Bashën dhe as me Shehajn, s'i besoj sondazhit
9 Janar, 18:23
-
Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Lezhë-Milot (EMRI)
9 Janar, 18:19
-
Debati në ‘Studio Live’/ Haklaj: Rama mban peng Berishën, PD do i kaloj Argitës! Saliu shiti Salianjin te amnistia, sepse i doli me hu te selia më 2021
9 Janar, 18:10
-
Rreth njëzet arrestime për plaçkitje në Los Anxhelos
9 Janar, 18:08
-
Dibër/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe 3 pasagjerët
9 Janar, 17:57
-
Biden do t’i drejtohet kombit për zjarret në Los Anxhelos
9 Janar, 17:46
-
‘Hesapet’ me drejtësinë greke, bokseri shqiptar Florian Marku arrestohet sërish në Londër! Pritet ekstradimi
9 Janar, 17:44
-
iute merr licencë në BE
9 Janar, 17:36