Dy zjarret e shënuara ditën e djeshme në Gjirokastër , konkretisht në zonë e Dropullit dhe të Memaliajit, janë nën hetim dy persona si shkaktarë të tyre. Nga zjarret pasit edhe shpërthim të disa fishekëve në zonë, por fatmirësisht pa rrezikuar jetën e banorëve apo zjarrfikësve.
Për zjarrin në Dropull po procedohet në gjendje të lirë V. O., banues në fshatin Radat, pasi gjatë kryerjes së disa punimeve me troko në bahçen e tij, ka shkaktuar zjarr dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi në rrethinat e fshatit Radat.
Gjithashtu, shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj proceduan penalisht shtetasin M. B., 51 vjeç, banues në fshatin Memaliaj, pasi duke djegur disa barëra në pronën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.
Lajmi kryesor:
Dikush dogji mbeturina e tjetri hodhi cigaren e ndezur, zjarret dolën nga kontrolli! Disa të arrestuar e nën hetim në Korçë, Gjirokastër, Lezhë, Berat dhe Mirditë! 22 në pranga që prej fillimit
