Zjarret në Fier, prefekti Bala: U dogjën 7000 rrënjë ulliri dhe shumë pemë frutore, sollën dëme ekonomike te banorët

Prefekti i Fierit, Baki Bala ka bërë bilancin e zjarreve në këtë qark, ku tregon se zona e Cakranit dhe Çorrush ishin më problematiket pasi rrezikoheshin banesat. Zjarret u vunë në kontroll pas ndërhyrjes nga toka dhe ajri, por sipas prefektit dëmi ekonomi i banorëve është i madh dhe se dëmshpërblimi i tyre është një problem që i takon bashkisë. Bala tha se zjarret dogjën 7000 rrënjë ulliri dhe shumë pemë frutore.

“Edhe qarku jonë ka pasur problematika të zjarrit. 3-4 ditët e fundit nuk kemi situata komplekse për zjarrin. Para një jave kemi pasur disa problematike sidomos në Fier, Mallakastër dhe Patos. Ne total kemi 105 hektarë të djegur për periudhën korrik-gusht, 7000 rrënjë ulliri dhe shumë pemë frutore. Dëmshpërblimet për banorët duhet të konsiderohen nga bashkia. Bashkia nuk duhet ta konsiderojë thjeshtë zjarri, por djegie të ekonomisë së  tyre dhe duhet ta konsiderojnë që janë mungesë të ardhurat dhe humbje të mëdha”, tha Bala.

Në lidhje me zjarrfikëset dhe punë e tyre, prefekti tha se ato nuk janë në kapacitet të mjaftueshme për të menaxhuar situatën dhe se ato duhen rritur për t’u përballur më mirë në të ardhmen. Sipas prefektit fillimisht u ndërhy nga ajri dhe toka aty ku kishte rrezik të banesave dhe më pas në pyjet dhe bimësinë e zonës.

 “Ne qarkun tone nuk mund të themi se ka kapacitete të mjaftueshme për të menaxhuar situatën e zjarreve sidomos në këtë situatë të problematikës së shtuar. Duhet të rriten kapacitete me qëllim që në të ardhmen të menaxhohet më mirë. Në korrik janë 36 zjarre në qarkun e Fierit dhe 13 vatra janë shuajtur në 10 ditëshin e parë të gushtit”, tha Bala.

Për zjarrëvëniet në Fier janë arrestuar 4 persona dhe 3 po hetohen në gjendje të lirë.


Lajmi kryesor:

Zjarr në fshatin Erind në Gjirokastër! Në Kukës merr fund 'lufta' me flakët, natyra 'shpëton' veten! Shiu fik vatrat më të rrezikshme në Shqipëri


I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen