Zjarr në fshatin Erind në Gjirokastër! Në Kukës merr fund 'lufta' me flakët, natyra 'shpëton' veten! Shiu fik vatrat më të rrezikshme në Shqipëri

Merr fund lufta me flakët në Kukës. Natyra "shpëton" veten e saj, shiu ka shuar këtë pasdite të gjitha vatrat e zjarrit në të cilat po luftohej edhe me ndërhyrje nga ajri.

Prej më shumë se një jave në flakë në Kukës janë djegur shumë pyje dhe bimë, ndërsa tymi toksik prej ditësh kishte mbuluar zonën, ku pavarësisht ndërhyrjes nga ajri dhe nga toka vatrat e zjarrit tepër agresive u shuan vetëm nga shiu. Vatrat më problematike të ditëve të fundit kanë qenë Laku i Thive, Maja e Rrunës, Qafën e Mollave, dhe Malziu në Mirditë.

"Nga informacioni i marrë nga Përgjegjësit e EC-së së bashkive Kukës Tropojë dhe Has i gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu i shoqëruar në disa zona me breshër.  Në këto momente situata është e qetë dhe vatrat e zjarrit janë të izoluarara. Për të shikuar rezultatin e reshjeve në shuarjen e vatrave të zjarrit do të përcakohet nësër nga verifikimi i tyre në terren", thotë në një njoftim Komisioni i Mbrojtjes Civile Prefektura Kukës.

Që prej gati 1 jave, flakë në bjeshkët e Malziu dhe në Majën e Rrunës kanë djegur gati 2000 hektarëve tokë me pyje e bimësi. Për shkak të erës së fortë, temperaturave të larta dhe terrenit të vështirë flakët vunë në rrezik edhe zonën administrative të Pukës. Por ndërsa shuhet një vatër zjarri, ndizet një tjetër. Fshati Erind në njësinë Administrative Lunxhëri në Gjirokastër është përfshirë në flakë mbrëmjen e sotme dhe flakët po intensifikohen drejt malit Çajup.

Betejën me flakët e ka fituar edhe Llogaraja e Karaburuni. Edhe në bashkinë Tropojë kemi dy vatra zjarri aktive, në pyje të fshatit Betoshë, Lekbibaj dhe vatra tjetër afër fshatit Dragobi, Margegaj, ku janë angazhuar 6 punonjës të pyjores ,5 punonjës të AZM, 4 punonjës të NjA Margegaj dhe 10 forca nga komuniteti i zonës për shuarjen e flakëve.

Pasojat që lanë zjarret në pyje janë tejet të mëdha dhe do të duhen dekada për rikuperim. Kështu, 30 hektarë me pisha dhe ah janë shkrumbuar gjatë ditëve të fundit në pyllin e Krushovës në Korçë.  Po  kështu dëme të mëdha janë shkaktuar nga zjarret dhe në  Gjonomadh, Leshnjë dhe Vithkuq dhe tek Manastiri i Shën Pjetrit. Në qarkun e Fierit zjarret shkaktuan dëme jo vetëm në pyje por edhe në ullishte, të cilat janë burim të ardhurash për shumë familje. Prefekti Baki Bala tha se gjatë muajit korrik dhe fillimit të gusht në bashkitë Fier, Mallakaster e Patos u dogjën105 ha pyje dhe 7 mijë rrënjë ullinj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:43
Gjirokastër/ Zjarr në fshatin Erind në Lunxhëri

Shuhet një vatër zjarri dhe ndizet një tjetër. Pasi shiu shoi të gjitha vatrat e zjarrit në Kukës, në fshatin Erind në njësinë Administrative Lunxhëri në Gjirokastër kanë rënë sërish zjarr mbrëmjen e sotme. Flakët e zjarrit po intensifikohen mbi fshatin Erind drejt malit Çajup. Menjëherë forcat zjarrfikëse të Gjirokastrës kanë shkuar në vendngjarje për të eliminuar flakët ndonese terreni është shumë i vështirë.

 

Ora 19:25
Situata me zjarret në Kukës, Mbrojtja Civile: Nesër do të verifikojmë në terren rezultatin e shiut

Komisioni i Mbrojtjes Civile, Prefektura Kukës bën me dije se vatrat e zjarrit janë izoluar në Kukës prej shiut. Në një deklaratë bën me dije se në këto momente situata është e qetë, ndërkohë për të shikuar rezultatin e reshjeve në shuarjen e vatrave të zjarrit do të përcaktohet nesër nga verifikimi i tyre në terren.

Nga informacioni i marrë nga Përgjegjësit e EC-së së bashkive Kukës Tropojë dhe Has i gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu i shoqëruar në disa zona me breshër. Në këto momente situata është e qetë dhe vatrat e zjarrit janë të izoluara. Për të shikuar rezultatin e reshjeve në shuarjen e vatrave të zjarrit do të përcaktohet nesër nga verifikimi i tyre në terren”, thuhet në njoftim.

Ora 17:11
Shuhen të gjitha vatrat e zjarrit në Kukës, fillon shiu dhe breshëri

Atë që nuk e bën dora e njeriut, e bëri vetë natyra! Janë shuar të gjitha vatrat e zjarrit në bashkinë e Kukësit pas fillimit të reshjeve të shiut dhe breshërit në këtë qytet. Burime për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta, nga Emergjencat Civile bëjnë me dije se janë fikur të gjitha vatrat e zjarrit. Në malin e Rrunës, i cili prej disa ditësh ishte nën flakë, kanë nisur reshjet e shiut, të cilat mund të çojnë në shuarjen e flakëve. Edhe në qytetin e Kukësit, kanë nisur reshjet e shiut.

Ora 16:35
Vijon 'lufta' me flakët nga ajri në Kukës, era kthehet në pengesë për operacionin! Digjen 2000 hektarë tokë me pyje e bimësi

Vijon puna nga ajri për të neutralizuar flakët që kanë përfshirë zonën e Kukësit, në njësinë administrative Malzi. Forcat operacionale prej mengjesit janë në Majën e Rrunës, Qafën e Mollës si edhe në zonën e quajtur Laku i Thive, zona me vatrat e zjarreve me rrezik më të lartë. Ndërkohë në Kukës kanë nisur erërat të cilat nuk janë në favor të operacionit të shuarjes së zjarreve. 

Situata e zjarreve që prej gati 1 jave në bjeshkët e Malziu, në Majën e Rrunës ka sjellë djegien e gati 2000 hektarëve tokë me pyje e bimësi.

Ora 12:12
Zjarret në Voskopojë, bashkia Korçë bën bilancin: Zjarri përfshiu 150 hektarë tokë, shkrumbohen 30 hektarë pisha dhe ah

Bashkia e Korçës bën bilancin e sipërfaqeve të djegura të zjarreve të ditëve të fundit në Krushovë, Gjonomadh, Leshnjë dhe Vithkuq tek Manastiri i Shën Pjetrit. Sipas nënkryetarit të bashkisë Thanas Tona, dëmet më të mëdha janë në pyllin e Krushovës, pasi janë djegur plotësisht më shumë se 30 ha pyll me pishë dhe ah, ndërkohë që më shumë se 150 ha janë përshkruar nga zjarri. 5 ha është sipërfaqja e përshkruar nga flakët në pyllin me pisha në fshatin Gjonomadh, prej të cilave 2 ha të djegur plotësisht.

Po ashtu 2 ha është sipërfaqja e djegur plotësisht edhe në pyllin e Manastirit të Shën Pjetrit në Vithkuq, ndërkohë që dëmet kanë qënë të mëdha në bimësi të ulët edhe në Leshnjë. Sipas Tonës, në pyjet e Krushovës aktualisht kanë mbetur vetëm 4 punonjës të shërbimeve të bashkisë, të cilët monitorojnë situatën, pasi kemi të bëjmë tashmë vetëm me vatra sporadike, ashtu siç ka edhe në pyllin e Gjonomadhit.

Ndërkohë që në Leshnjë dhe në Vithkuq vatrat e zjarrit janë shuar plotësisht. Burime nga bashkia e Pogradecit, bëjnë me dije se kemi një riaktivizim të vatrave të zjarrit në Malësinë e Mokrës, por nuk ka rrezik për banesat.

Ora 12:03
Shuhen të gjitha vatrat e zjarrit në Karaburun, shpëton parku i Llogarasë

Pas më shumë se 2 javësh në luftë me flakët, më në fund në gadishullin e Karaburunit janë fikur të gjitha vatrat e zjarrit, edhe ato problematiket që shpesh të favorizuara nga era rrezikon të preknin edhe Parkun e Llogarasë.

Në këtë zonë është punuar nga toka e nga ajri për të shuar flakët, ndërsa shpesh riaktivizoheshin dhe vatra që më parë ishin fikur. Për autoritetet këto zjarre ishin të qëllimshme, ndërsa ndërhyrja nga toka ka qenë tepër e vështirë për shkak të terrenit të thepisur malor dhe bimësisë së lartë e të dendur.

Ora 11:41
Kukës, thuajse e shuar tërësisht vatra e zjarrit që rrezikoi tunelin në Kalimash! Vijojnë të jenë agresive 2 vatrat e tjera, ajo në Majën e Rrunës dhe e Lakut të Thive

 

Vatra e zjarrit që rrezikonte tunelin e Kalimashit është izoluar dhe thuajse është shuar tërësisht.

Herë pas herë, në këtë vatër ka riaktivizime të vogla zjarresh por pa rrezik për të cilat zjarrfikësja e tunelit dhe punonjësit e tyre po e mbajnë nën kontroll.

Duhet theksuar se në sipërfaqen e prekur nga zjarri mbi tunel, nuk ka mbetur pothuajse asnjë metër katrorë  livadhe, shkurre e pyje pa u shkrumbuar, ndaj dhe kjo vatër nuk përbën më kërcënim. Ndërsa vijojnë të jenë aktive dhe agresive dy vatrat e tjera, ajo në Majën e Rrunës dhe e Lakut të Thive. Në të dy vatrat po punohet nga forcat e angazhuara në përbërje të të cilave janë punonjës të zjarrfikësve, ushtarake të Detashmentit të Mbrojtjes Rajonale, banorë të zonës por edhe ata të shërbimit pyjor të Bashkisë Kukës. Të dy vatrat shtrihen në terrene të vështira dhe vënia e tyre nën kontroll  është e vështirë. Nga Resheni do të ndihmojë me një bot me gjashtë tonë ujë.

Ora 11:30
Zjarret në Fier, prefekti Bala: U dogjën 7000 rrënjë ulliri dhe shumë pemë frutore, sollën dëme ekonomike te banorët

Prefekti i Fierit, Baki Bala ka bërë bilancin e zjarreve në këtë qark, ku tregon se zona e Cakranit dhe Çorrush ishin më problematiket pasi rrezikoheshin banesat. Zjarret u vunë në kontroll pas ndërhyrjes nga toka dhe ajri, por sipas prefektit dëmi ekonomi i banorëve është i madh dhe se dëmshpërblimi i tyre është një problem që i takon bashkisë. Bala tha se zjarret dogjën 7000 rrënjë ulliri dhe shumë pemë frutore.

“Edhe qarku jonë ka pasur problematika të zjarrit. 3-4 ditët e fundit nuk kemi situata komplekse për zjarrin. Para një jave kemi pasur disa problematike sidomos në Fier, Mallakastër dhe Patos. Ne total kemi 105 hektarë të djegur për periudhën korrik-gusht, 7000 rrënjë ulliri dhe shumë pemë frutore. Dëmshpërblimet për banorët duhet të konsiderohen nga bashkia. Bashkia nuk duhet ta konsiderojë thjeshtë zjarri, por djegie të ekonomisë së  tyre dhe duhet ta konsiderojnë që janë mungesë të ardhurat dhe humbje të mëdha”, tha Bala.

Në lidhje me zjarrfikëset dhe punë e tyre, prefekti tha se ato nuk janë në kapacitet të mjaftueshme për të menaxhuar situatën dhe se ato duhen rritur për t’u përballur më mirë në të ardhmen. Sipas prefektit fillimisht u ndërhy nga ajri dhe toka aty ku kishte rrezik të banesave dhe më pas në pyjet dhe bimësinë e zonës.

 “Ne qarkun tone nuk mund të themi se ka kapacitete të mjaftueshme për të menaxhuar situatën e zjarreve sidomos në këtë situatë të problematikës së shtuar. Duhet të rriten kapacitete me qëllim që në të ardhmen të menaxhohet më mirë. Në korrik janë 36 zjarre në qarkun e Fierit dhe 13 vatra janë shuajtur në 10 ditëshin e parë të gushtit”, tha Bala.

Për zjarrëvëniet në Fier janë arrestuar 4 persona dhe 3 po hetohen në gjendje të lirë.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Joti: 11/08/2021 17:21

    Ja kur te dale safet fjici te thote qe kir filloi shiu ne e patem fikur zjarrin

    Përgjigju
    • Toni: 11/08/2021 19:49

      hahaha fiks ...

  • Qobani: 11/08/2021 14:45

    Ashtë tragjike,humbje e madhe për ne,kan fillu me ra Yjzit,ata jan tbitë tan,shpirti gjindet shum ngusht,shum her ma ngusht se nmes thundres dhe patkonit,vakumi asht shum dendur,shpirti smund tket pushim,pa e krijue nji gur tvogël për mbështetje, asht procedur e gjat shum shekuj deri të qetsohet,pranoni DREJTSIN Vehdisohuni nuk asht vonë

    Përgjigju
    • goni: 11/08/2021 19:48

      mire je vlla ? Jemi ne merak......

    • Joti: 11/08/2021 17:22

      O qofte , ke ngatarruar adrese

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!

Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!