Zjarret në Gjirokastër ku mbetën viktima çifti i bashkëshortëve në fshatin Asim Zenel, shkarkohet shefi i Zjarrfikëses

Situata e rëndë me zjarret që u krijua në ditët e para të gushtit në Gjirokastër, ku humbën jetën edhe çifti i bashkëshortëve Haxhiaj në fshatin Asim Zeneli, i kanë kushtuar vendin e punës kreut të zjarrfikëses në këtë qytet.

Bëhet me dije se është shkarkuar sot nga detyra shefi i zjarrfikës Gjirokastër, Kujtim Bizhga, vendim ky i marrë nga Drejtoria e Përgjithshme Mbrojtjes nga Zjarri dhe për Shpëtimin në Ministrinë e Brendshme, me propozim të kryebashkiakut Flamur Golemi. Bizhga është zëvendësuar në këtë detyrë nga gjenerali Pëllumb Shalarin, me një eksperience në fushën ushtarake.

Zjarret rrezikuan seriozisht 3 fshatrat Krinë, Asim Zeneli dhe Arshi Lengo në Gjirokastër, ndërsa tragjikisht humbën jetën Andrea Haxhiaj dhe Tatjana Haxhiaj.

Andrea Haxhiaj ndërroi jetë më 3 gusht në fshatin Asim Zeneli në Gjirokastër si pasojë e flakëve që rrethuan banesën e tij. Haxhiaj tentoi të shuaj zjarrin në vreshtin që kishte në oborr, por si pasojë e flakëve ndërroi jetë.

Vetëm 8 ditë pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit, ndërroi jetë edhe bashkëshortja e tij e cila kishte pësuar djegie të mëdha në trup dhe nuk mundi të mbijetonte.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 124: 20/08/2021 10:01

    PULLUMB SHALARI ESHTE KUNATI I KTYETARIT TE BASHKISE. U be familjare dhe kjo pune.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

CRIME STORY: Sabotimi i dytë i 21 janarit, publikohen dokumentet e panjohura të hetimit, krerët e policisë nuk zbatuan urdhrat e ndalimit për gardistët

CRIME STORY: Sabotimi i dytë i 21 janarit, publikohen dokumentet e panjohura të hetimit, krerët e policisë nuk zbatuan urdhrat e ndalimit për gardistët